Manchester Utd dhe Tottenham duan të shpëtojnë sezonin

Futboll

Manchester Utd dhe Tottenham duan të shpëtojnë sezonin

Më: 20 prill 2018 Në ora: 19:16
Pamje nga një ndeshje

Sezoni i Jose Mourinho dhe Mauricio Pochettino do të varet nga ndeshja e kësaj të shtune, që vlen kalimin në finalen e Kupës së Anglisë. Manchester City ka fituar titullin në Angli dhe të dy ekipet janë eliminuar në Champions League. I vetmi trofe që ka mbetur është Kupa e Anglisë dhe ka pak mundësi që vetëm një pozicionim mes katër të parëve në renditjen e Premier League do të mjaftojë për ta konsideruar këtë sezon të suksesshëm. United ka kaluar një muaj kontradiktor deri tani.

Ata kanë marrë një fitore mbresëlënëse me përmbysje kundër Manchester City dhe një javë më vonë janë mundur në shtëpi nga WBA para se të fitonin kundër Bournemouth të mërkurën në mbrëmje. E njëjta gjë mund të thuhet edhe për muajin e kaluar nga Tottenham. Ata kanë marrë një fitore të bukur 3-1 në fushën e Chelsea, por janë mundur 3-1 në shtëpi fundjavën e kaluar kundër Manchester City.

Më pas ka ardhur barazimi 1-1 kundër Brighton në mesjavë. Ndryshe nga kundërshtarët e tyre, “Spurs” nuk kanë bërë shumë rotacione në mesjavë, me Pochettino që ka hedhur në fushën e lojës të gjithë yjet e ekipit. Lojtari që pritet të shkëlqejë në këtë sfidë është Harry Kane, i cili ka shënuar 37 gola në 43 ndeshjet e luajtura deri tani në të gjitha kompeticionet, duke përfshirë edhe katër në tri ndeshje të Kupës së Anglisë.

Shifra dhe Fakte
– Manchester United ka marrë katër fitore dhe tri humbje në shtatë ndeshjet e fundit që ka luajtur kundër Tottenham. Hera e fundit që këto dy skuadra janë ndeshur në Kupën e Anglisë ka qenë në 2009-ën, me Paul Scholes dhe Dimitar Berbatov që i ka dhënë United një fitore 2-1 në raundin e katërt.

– Në gjashtë nga shtatë ndeshjet e fundit të Tottenham janë realizuar të paktën tre gola.

– United ka shënuar tetë gola në nëntë ndeshjet e fundit të luajtura në të gjitha kompeticionet, ndërsa Tottenham ka arritur të shënojë në 32 ndeshjet e fundit.
– “Spurs” kanë pësuar gola në gjashtë nga shtatë ndeshjet e fundit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat