Shaqiri me Stoken duan vetëm fitore

Futboll

Shaqiri me Stoken duan vetëm fitore

Nga: Kemajl Goca Më: 20 prill 2018 Në ora: 19:25
Xherdan Shaqiri

Stoke City është në pozitë të palakmueshme dhe asgjë tjetër nuk e ndihmon pos fitorja të dielën (me 22 prill, 14.30), për të menduar që t’i ikin fundit të renditjes. Futbollisti nga Kosova, Xherdan Shaqiri, me Stoke Cityn, duan vetëm fitore në duel me Burnley-n sepse çdo rezultat tjetër do të jetë katastrofë. 

Stoke është në zonën e kuqe, pra në vendin e parafundit (i 19-ti) me 28 pikë, pesë me pak se Swansea në vend te 17-të, pozitë që garanton mbetjen në Premier League. Për Stoken është ndeshje e vështirë, por shpresojnë në tri pikë të shpresës së madhe.  Stoke ka dhjetë javë pa fitore apo pesë barazime e pesë humbje, këto rezultate e kanë futur në zonën e rrezikut.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat