Ribery bëri një postim të rëndë në rrjetet sociale, policia nisin hetimet

Futboll

Ribery bëri një postim të rëndë në rrjetet sociale, policia nisin hetimet

Më: 20 prill 2018 Në ora: 20:17

Ylli i Bayernit, Franck Ribery mund të pësoi nga dy video që i ka postuar së fundi në Instagram.

Futbollisti francez është parë duke bërë video gjersa voziste veturën e tij luksoze të tipit Lamborghini.

Përdorimi i telefonit gjatë vozitjes nuk lejohet dhe për këtë ka patur një reagim nga policia.

“Ne mund të konfirmojmë se kemi marrë pamjet ku Ribery shihet duke bërë video gjatë vozitjes. Ne konstatojmë se ka patur shkelje të rregullave, andaj kemi hapur rast për këtë” ka thënë një zëdhënës i Policisë së Mynihut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat