Garath Bale, pritet të largohet përfundimisht nga skuadra e Real Madrid.
Lojtari i ardhur nga Tottenham Hotspur në vitin 2013, duket se ky është sezoni i tij i fundit në La Liga.
“Metro” e Anglisë, shkruan tani se trajneri francez e ka gjetur zëvendësuesin e tij, ai luan në Angli tek skuadra e Chelsea.
Fjala është për fantazistin Eden Hazard, trajneri Zidane beson që mungesa e Chelsea vitin e ardhshëm në Ligën e Kampionëve do të jetë edhe një mundësi më shumë që Hazard ta lë Chelsean.
Rikujtojmë që emri i Belgut ka qenë shumë i lidhur me një transferim në Madrid dhe sidomos që nga koha kur Zidane mori drejtimin e ekipit në vitin 2016.