“Messi është jashtëtokësor, por nesër do ta zbresim në tokë”

Futboll

“Messi është jashtëtokësor, por nesër do ta zbresim në tokë”

Më: 20 prill 2018 Në ora: 22:00
Messi

Vicenzo Montella është përkujdesur ta ndezë finalen e Kupës së Mbretit që skuadra e tij e zhvillon nesër (e shtunë) ndaj Barcelonës, me një deklaratë për Lionel Messin.

Barcelona dhe Sevilla nesër nga ora 21:30 zhvillojnë finalen e Kupës së Mbretit në stadiumin e Atletico Madridit.

Trajneri i Sevillas, Vicenzo Montella, nuk ka hezituar ta cilësojë Lionel Messin një jashtëtokësor, por ka qenë i bindur se skuadra e tij do ta zbresë në tokë.

“Unë mendoj se është një jashtëtokësor, edhe pse nesër do të jetë në tokë. Kur ai ka topin, është e vështirë të ndalet. Gjëja më e rëndësishme është që mos të merr topa”, ka deklaruar Montella.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat