Ancelotti i hap derën Arsenalit: Rikthehem për projektin e duhur

Futboll

Ancelotti i hap derën Arsenalit: Rikthehem për projektin e duhur

Më: 20 prill 2018 Në ora: 23:42
Carlo Ancelotti

Teksa kanë kaluar rreth 7 muaj që kur u shkarkua nga Bayerni, Carlo Ancelotti duket se tashmë është i karikuar dhe i gatshëm për t’u rikthyer. Në një deklaratë për mediat, nga Gjeneva ku ishte për një aktivitet të UEFA-s, italiani tha se është në pritje të projekteve interesante.

“Ndihem gati për t’u rikthyer të trajnoj, por nuk varet vetëm nga unë. Nëse do të më ofrohet projekti i duhur për t’u rikthyer, atëherë do të isha i lumtur”, tha Ancelotti.

Emri i Ancelottit është në krye të listës së kandidatëve për të marrë drejtimin e Arsenalit në fund të këtij sezoni dhe për të zënë vendin e Arsene Wenger, që sot zyrtarizoi përfundimisht largimin.

Më herët e ardhmja e Ancelottit u lidh edhe me stolin e përfaqësueses italiane, por vetë tekniku e refuzoi, duke thënë se ka ende dëshirë të drejtojë klube, për të qenë më aktiv.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat