Milani ofron Cutronen dhe 50 milionë euro për Belottin, Torino e refuzon

Futboll

Milani ofron Cutronen dhe 50 milionë euro për Belottin, Torino e refuzon

Më: 21 prill 2018 Në ora: 09:30
Andrea Belotti

Torino e ka refuzuar ofertën e parë të Milanit për Andrea Belotti.

Kartonin e Patrick Cutrone plus 50 milionë euro – kjo ishte oferta e Milanit për sulmuesin e Torinos, Andrea Belotti, raporton “Tuttosport”.

Por, Torino i ka thënë menjëherë jo ofertës së Kuqezinjve, nga të cilët kërkon më shumë se 100 milionë euro.

Klauzola e sulmuesit italian është 100 milionë euro, por vlen vetëm për klubet jashtë Italisë.

Belotti ka shënuar 12 gola në 30 ndeshje në Serie A, 15 në të gjitha garat deri më tani këtë edicion.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat