Mësohet arsyja e lagrimit të Wenger nga Arsenal-i

Futboll

Mësohet arsyja e lagrimit të Wenger nga Arsenal-i

Më: 21 prill 2018 Në ora: 15:02
Arsene Wenger

Arsene Wenger siguroi të premten se ai nuk do të qëndrojë në stolin e Arsenalit sezonin e ardhshëm. Trajneri francez njoftoi largimin e tij nga “topçinjtë”, të cilët i drejtoi si trajner për 22 vite. Megjithatë, siç shkruan sot “The Sun”, masën për ta lënë Arsenalin do ta kishte marrë vetë klubi, domethënë Wenger do të ishte shkarkuar.

Gazeta britanike thotë se është Arsenali, ai që e ka marrë masën për ta shkarkuar trajnerin francez. Sipas informatave, Wenger dëshironte të vazhdonte, të paktën edhe një sezon tjetër në krye të skuadrës londineze, por klubi ka preferuar t’i ndajë rrugët pas 22 vitesh së bashku.

“The Sun” tregon se Arsenali do të ishte dakord për ta paguar francezin në mënyrë të plotë, sipas kontratës, edhe për vitin që i mbetet në marrëveshje, me rreth 12.5 milionë euro, por do ta shkarkonte. Drejtuesit e klubit të Londrës janë të bindur tashmë dhe besojnë se pa Wenger, ekipi ka më shumë shanse për t’u kthyer në Ligën e Kampionëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat