Barcelona i bën gati një ofertë interesante Liverpoolit për Mohamed Salah

Futboll

Barcelona i bën gati një ofertë interesante Liverpoolit për Mohamed Salah

Më: 21 prill 2018 Në ora: 19:33
Mohamed Salah

Futbollisti më në formë këtë sezon në Evropë, Mohamed Salah, mund të ndërrojë skuadër në fund të sezonit.

Është skuadra e Barcelonës që po tenton të josh yllin e Liverpoolit, për ta transferuar në ‘Camp Nou’.

Ylli egjiptian ka shkëlqyer në sezonin e tij të parë te Liverpooli pas transferimit prej rreth 45 milionë eurosh nga Roma verën e kaluar.

Kjo formë ka bërë që Barcelona të mendojë seriozisht për të, duke i bërë një ofertë interesante Liverpoolit.

Sipas mediumit spanjoll Diario Gol, Barcelona po mendon një marrëveshje shkëmbimi që përfshin edhe shërbimet e francezit Dembele.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat