Gattuso shpërthen ndaj futbollistëve të tij pas humbjes nga Benevento

Futboll

Gattuso shpërthen ndaj futbollistëve të tij pas humbjes nga Benevento

Më: 22 prill 2018 Në ora: 11:55
Gennaro Gattuso

Trajneri i Milanit, Gennaro Gattuso, ka shpërthyer pas humbjes nga Benevento.

Ai deklaroi që futbollistët e tij bënë një lojë katastrofale.

“Kur luan pa shpirt dalin ndeshje të tilla të shëmtuara. Unë jam përgjegjësi kryesor, por duhet të ndryshojmë menjëherë lojën tonë. Nuk mund të luajmë pa dëshirë, pa agonizëm dhe dëshirë. Ishte një Milan ka “ko…”. I kërkoj ndjesë tifozerisë për këtë humbje”, tha trajneri Gattuso.

“Jemi një ekip që krijon, por dhamë idenë e një skuadre pa dëshirë, që nuk arrin të “vrasë” kundërshtarin. Ishim një ekip që thjesht gudulisëm rivalin në fushë. Gjatë javës jemi impenjuar shumë, por kohët e fundit duket sikur mendja e lojtarëve është e zbrazët, pa ide e dëshirë. Jemi në vështirësi, pasi humbasim me rivalë që marrin pikë pa bërë asgjë të jashtëzakonshme ndaj nesh”.

“Është edhe një problem fizik, pasi kemi shpenzuar shumë, por duhet ta mbyllim mirë sezonin”, shtoi ai. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat