SHBA me ilaç që mposht mbidozën e opioidit

Futboll

SHBA me ilaç që mposht mbidozën e opioidit

Më: 22 prill 2018 Në ora: 12:34
Ilustrim

Një doktor nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka thënë se kushdo që e di se është në rrezik nga mbidoza e opioidit, duhet të ketë me vete dhe anti – ilaçin e saj.

Sipas kirurgut Jerome Adams, naloksoni (Naloxone) duhet të jetë medikamenti tjetër që secili pacient, përdorues i opioidit, duhet ta aplikojë për t’i shpëtuar efekteve anësore të tij.

Ai ka deklaruar se vazhdimisht është duke punuar në këtë drejtim, që prodhuesit dhe kompanitë e sigurimeve në SHBA ta ndihmojë për ta bërë një ilaç të tillë të mundur dhe të pranishëm për pacientët.

Në të njëjtën kohë, Institutet Kombëtare të Shëndetësisë paralajmëruan afërsisht dyfishimin e buxhetit për hulumtimin e varësisë opioide dhe komisioneri i administratës së ushqimit dhe medikamenteve në SHBA tha poashtu se agjencia e tij do të bënte më shumë për të ndaluar importin e opioideve të paligjshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat