S’ka blerës, Real Madrid ul me 30 milionë euro çmimin e Gareth Bale

Futboll

S’ka blerës, Real Madrid ul me 30 milionë euro çmimin e Gareth Bale

Më: 22 prill 2018 Në ora: 12:38
Gareth Bale

Edhe pse ka shumë skuadra të interesuara për të marrë sulmuesin uellsian Gareth Bale asnjë nuk është afruar dhe nuk ka bërë një ofertë zyrtare për të, pasi çmimi prej 100 milionë euro që ka vendosur skuadra e Real Madrid ka bërë që të gjithë të zmbrapsen. Për këtë arsye, presidenti i ekipit “merengues” Florentino Berez ka deklaruar se çmimi i Bale është ulur me 30 milionë euro dhe tashmë sulmuesi 28-vjeçari kushton 70 milionë euro.

Lajmin e ka konfirmuar e përditshmja spanjolle “Don Balon”, sipas së cilës kjo shumë pritet të rritë interesin e mjaft skuadrave europiane për sulmuesin e Realit. Duket se Perez e ka kuptuar se kjo shumë kaq e lartë për një lojtar që shpesh ka qëndruar në stiol është e lartë, ndaj ka vendosur ta ulë atë dhe të bisedojë vetë për ta larguar uellsianin. Në Premier League ka mjaft skuadra që janë interesuar për Bale dhe tashmë me çmimin e ri mund të hidhen në sulm për ta marrë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat