Pasi kemi hipur në autobus, përfaqësuesi zyrtar i Klubit na ka urdhëruar të zbresim nga aty!

Futboll

Pasi kemi hipur në autobus, përfaqësuesi zyrtar i Klubit na ka urdhëruar të zbresim nga aty!

Nga: K.G. Më: 22 prill 2018 Në ora: 13:05
Shend Kelmendi

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur para ndeshjes Gjilani – Trepça ’89.    Futbollisti Shend Kelmendi ka treguar se pasi kanë hipur në autobus për të udhëtuar në Gjilan janë zbritur nga aty nga kryesia e klubit.  

"Në cilësinë e futbollistit të suspenduar Komisionit disciplinor të Klubit Trepça ‘89 dhe opinionin e gjerë e informoj se: Unë jam futbollist i huazuar në KF “Trepça ‘89” dhe që nga paraqitja ime e parë e deri në ndeshjen e fundit me KF “Vëllaznimi” kam dhënë më të mirën e mundshme duke kontribuar ne rezultatet e këtij klubi, në rrjedhën e Kampionatit të Kosovës në futboll. Pas ndeshjes me Vëllaznimin jam lavdëruar për lojë të mirë, në prezencën e tërë ekipit. Natyrisht që isha i paraparë për formacionin e ndeshjes së radhës me KF “Gjilanin” në Gjilan, meqë jam nga Prishtina, së bashku me shokët Argjent Mustafa e Festim Krasniqi, kemi dalur që ekipin ta presim tek Viva Fresh – që gjendet në dalje të Prishtinës, rrugës për Gjilan ku kemi takuar edhe dy anëtarë të Klubit.

Pasi kemi hipur në autobus, përfaqësuesi zyrtar i Klubit na ka urdhëruar të zbresim nga autobusi meqë nuk jemi pjesë e ekipit për ndeshjen në Gjilan, si shkak i kësaj ishte se ne ishim pjesëmarrës në trukimin e ndeshjes me Gjilanin, dhe veprimet tona ishin në kundërshtim me rregulloren e Klubit.Unë Shend KELMENDI, nën përgjegjësi morale e material i deklarohem Klubit dhe opinionit të gjerë së këto trillime janë të nivelit të ulët të Klubit me nam, sepse kurrë në karrierën time prej futbollisti nuk jam marrë me gjëra të pandershme në lojën e futbollit e shpresoj se nuk do më tradhtojë mendja që një gjë të tillë ta bëjë kurrë në jetën time.

Meqë Klubi qenka aq i sigurt në veprimet dhe bindjen se kush ka trukuar ndeshjen e përmendur, është dashur që këto fakte t’i drejtoi në organet kompetente e jo të merret me imella dhe shkrime kuturu në gazeta e mjete të informimit. Kjo më ka rënduar edhe më shumë sepse i përkas një Klubi më të njohur se “Trepça 89 “ e edhe atij e këtij i bindem se janë sportistët, se sportin e konsideroj si virtyt të FAIR PLAY dhe asgjë tjetër. Kjo shkresë është vetëm shtytje që opinionin e gjerë dhe shokët e skuadrës t’i lajmroj se Klubi ka bërë një veprim të pamatur dhe jokorrekt për tërë mundin dijen dhe djersën që kam dhënë e në fund të tentoi të më njollosi para familjes, shokëve e miqve për një veprim që nuk ka asgjë të përbashkët më këndin e mirësjelljes së Klubit ndaj lojtarit pa fakte të cilat mund t’I nxjerrë vetëm Gjyqi, shkruan Shend Kelmendi, futbollist.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat