Morata ‘tundon’ Marottën, sulmuesi drejt rikthimit te Juve

Futboll

Morata ‘tundon’ Marottën, sulmuesi drejt rikthimit te Juve

Më: 22 prill 2018 Në ora: 15:32
Alvaro Morata

Alvaro Morata duket se nuk po gjen qetësi askund tjetër përveçse te Juventusi dhe po mendon seriozisht rikthimin te bardhezinjtë. Sulmuesi u largua verën e 2016-ës nga Torino dhe pas një sezoni te Reali, të kaluar shumicën e kohës në stol, u transferua verën e kaluar te Chelsea.

Edhe në Londër, ndonëse e nisi mjaft mirë, Morata u ‘shua’ ngadalë dhe tashmë nuk gëzon më besimin e ambientit londinez. Pikërisht për këtë arsye, menaxheri i tij ia ka ofruar sulmuesin edhe njëherë Juventusit, pasi në Torino Morata shkëlqeu duke shënuar shumë gola dhe qenë protagonist në të gjithë kompeticionet.

Mundësia për të rimarrë edhe njëherë Moratën, natyrisht që e tundon edhe Marottën, pasi bëhet fjalë për një lojtar që bardhezinjtë e njohin mjaft mirë. Gjithsesi, më parë duhet gjetur gjuha e përbashkët me Chelsean, që pasi pagoi 70 milionë euro për ta marrë nga Madridi, vështirë se do të hiqte dorë për më pak se 60 milionë këtë verë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat