Drita fiton sfidën që përfundoi me turp!

Futboll

Drita fiton sfidën që përfundoi me turp!

Nga: Kemajl Goca Më: 22 prill 2018 Në ora: 17:42
Pamje nga një atmosferë

Drita nga Gjilani importoi tri pikë nga stadiumi “Zahir Pajaziti” në Podujevë. Drita ngadhënjeu me rezultat 3:1 kundër Llapit, në derbin e javës së 28-të në elitën e futbollit. Derbi me tensione, për faktin se tifozët “Legjendat” e Llapit futen në fushë dhe mbi gjysmë ore ndërprenë takimin. Ata ishin të pakënaqur me rrjedhën e lojës sepse  kishin dyshime që skuadra e tyre, e ka kurdisur ndeshjen apo shitur atë Dritës.

Ndeshja u ndërpre në minutën e 75-të për gjysmë ore, derisa u  larguan nga stadiumi shikuesit e Llapit. Marre, marre ishin brohoritjet e ‘Legjendave’ drejt lojtarëve dhe trajnerit Tahir Batatina, pas golave të Dritës.  Për Llapin golin e shënoi: Mirlind Daku (7') dhe për Dritën realizoi het-trik: Kastriot rexha (39', 61' e 79'). Drita kryeson em 56 pikë, kurse Llapi është në vend të tretë me 45 sosh. Ndeshja përfundoi me turp, pra me atë çka u pa në fushë sidomos me futjen e publikut në fushë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat