“Iniesta mos shko në Kinë, por eja te Betis!”

Futboll

“Iniesta mos shko në Kinë, por eja te Betis!”

Më: 22 prill 2018 Në ora: 17:57
Iniesta

Ylli i Barcelona-s anores Iniesta duhet t’i bashkohet Real Betis në vend që të largohet nga La Liga për të shkuar në Super League kineze, sipas Quique Setien.

Iniesta pritet të zbulojë të ardhmen e tij në ditët e ardhshme, me 33-vjeçarin që pritet t’i japë fund aventurës së tij te Barcelona.

Fantazisti spanjoll ka bërë një paraqitje fantastike në fitoren 5-0 të Barça-s ndaj rivalëve historikë të Betis, Sevilla, në finalen e Copa del Rey, duke shënuar golin katërt.

Dhe pronari i Betis, ekipi i të cilit aktualisht ndodhet në vend të pesë të renditjes së La Liga-s, ishte një nga të shumtit që i thuri elozhe Iniesta-s.

“Iniesta, të lutem mos shko në Kinë, eja te Betis!” shkruan Setien në llogarinë e tij zyrtare në Twitter.

Triumfi i Barça-s në Copa del Rey ishte trofeu i 31-të me klubin katalanas, i cili pretendon të sigurojë edhe titullin në kampionat nëse mposht Deportivo La Coruna dhe Atletico nuk arrin të fitojë ndaj Alaves.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat