Morata i tregon shokëve planet për të ardhmen

Futboll

Morata i tregon shokëve planet për të ardhmen

Më: 22 prill 2018 Në ora: 18:18
Alvaro Morata

Ky nuk është një sezon i mirë për sulmuesin spanjoll Alvaro Morata. 25-vjeçari, i cili erdhi te Chelsea gjatë verës nuk ka arritur pritshmëritë nën urdhrat e Antonio Conte te “blutë”.

Conte ka filluar ta lërë në stol ish-sulmuesin e Juventus dhe në vend të tij preferon Olivier Giroud, i ardhur në merkaton e janarit nga Arsenal.

Sipas asaj që bën të ditur “Don Balon”, Morata ka zbuluar planet e tij për sezonin e ardhshëm në një bisedë me Sergio Ramos, ish-shok skuadre te Real Madrid.

Spanjolli ka dëshirë të largohet nga “Stamford Bridge” dhe të rikthehet te Juventus, edhe pse oferta e bardhezinjve do të jetë më e ulët se shuma që shpenzoi Chelsea.

Pikërisht këtu qëndron problemi, nuk ka asnjë klub në gjendje të shpenzojë 80 milionë euro për Morata, pasi vlera e tij ka rënë ndjeshëm dhe në këto kushte ai mund të “burgoset” në Londër dhe të mbetet jashtë Kupës së Botës 2018.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat