“Pasha familjen nuk e kemi shitë” – reagon trajneri i Llapit

Futboll

“Pasha familjen nuk e kemi shitë” – reagon trajneri i Llapit

Më: 22 prill 2018 Në ora: 18:40
Tahir Batatina

Trajneri i Llapit, Tahir Batatina është betuar në fëmijët e vet se klubi llapjan nuk ia ka shitur ndeshjen skuadrës së Dritës.

Pas ndeshjes derbi të kësaj jave në Superligën e Kosovës mes Llapit dhe Dritës, të cilën e fituan gjilanasit me rezultat 3-1, Batatina ka thënë se me dyshimet për kurdisjen e ndeshjes duhet të merret prokuroria.

“Ai është betuar se nuk ka asgjë të vërtetë rreth kurdisjes së ndeshjes së sotme. “Betohem publikisht, në katër fëmijë dhe familje, që unë nuk kam shitur dhe as nuk kam blerë lojë, as sot, as kurrë. Prandaj, me këtë çështje duhet të merret prokuroria”, ka thënë Batatina.

Portali Indeksonline ka publikuar sot biseda para ndeshjes, të drejtuesve dhe futbollistëve të skuadrës së Dritës, të cilat tregonin se trajneri i liderëve të Superligës Bekim Isufi dhe drejtori sportiv Fisnik Kërçeli kanë biseduar për blerjen e ndeshjes ndaj Llapit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat