Skënderbeu pa pesë lojtarë

Futboll

Skënderbeu pa pesë lojtarë

Më: 23 prill 2018 Në ora: 11:08
Lojtarët e Skënderbeut

Me pesë mungesa të sigurta, Skënderbeu nga Korça do të shkojë drejt Tiranës për të luajtur kundër Partizanit. Sigurisht, nuk është momenti më i mirë për korçarët që të përballen në këtë sfidë. Patjetër, më shumë se kushdo rëndon mungesa e Soue me Xhejms.

Pavarësisht se nuk do të kenë në fushë golashënuesin e ekipit, në kampin bardhekuq nuk e mendojnë të humbur këtë takim. Trajneri Ilir Daja duket se e ka bërë gati edhe formacionin, duke vendosur për dilemat që kishte deri dje.

Do të jetë Vila dhe jo Krasniqi në sulm nga minuta e parë, të paktën kjo është ajo që Daja ka provuar më së shumti në stërvitje. Porta dhe prapavija nuk kanë asnjë ndryshim, madje as Osmani.

Para tij do të formojnë dyshen e mesfushës Lilaj dhe Nimaga. Ndërsa, në sulm Muzaka nga njëri krah dhe Gavazaj në krahun tjetër do të jenë shokë reparti me Vilën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat