Pogba nuk ka asnjë problem me trajnerin

Futboll

Pogba nuk ka asnjë problem me trajnerin

Më: 23 prill 2018 Në ora: 12:55
Paul Pogba

Paul Pogba deklaroi se nuk ka asnjë problem me trajnerin Jose Mourinho. Kohët e fundit është përfolur për marrëdhenie jo të mira mes lojtarit francez dhe trajnerit portugez. Aq sa zërat për një largim të mundshëm të mesfushorit gjatë merkatos së verës nga “Djajtë e Kuq”, sa vijnë dhe shtohen me disa klube që duan shërbimet e 25-vjeçarit. Gjithsesi, Pogba pohoi se është trajneri Mourinho ai që merr vendimet, ndërsa francezi duhet të përgjigjet me lojën e tij në fushë.

“Ai është trajneri dhe ai vendos. Më duhet t’i pranoj vendimet e tij dhe të përgjigjem në fushë. Mourinho më bëri kapiten, më dha “çelësat” dhe përgjegjësitë në një klub të madh si Manchester United. Unë jam këtu dhe mendoj për të tashmen, do të luajmë në finalen e FA Cup dhe më pas vjen Botërori. Ato që thuhen në media nuk janë në mendjen time”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat