Çudia nga Franca

Futboll

Çudia nga Franca

Më: 23 prill 2018 Në ora: 17:21
Arsene Wenger

Arsene Wengerit mund t’i ofrohet shansi për të drejtuar PSG-në pas këtij sezoni, por si president. Kjo është ideja e fundit që vjen nga Parisi dhe nuk përjashtohet as nga deklarata e 68-vjeçarit pas ndeshjes ndaj West Ham. “Nuk e di nëse në këto momente do të pranoj një tjetër rol trajneri.

Përqendrimi im ka qenë dhe do të vazhdojë të mbetet vetëm Arsenali dhe besnikëria ndaj këtij klubi do të vijojë deri në ditën e fundit timen këtu. Më pas do të shohim. A do të rikthehem një ditë përsëri tek Arsenali me një tjetër detyrë? Nuk e di, kjo nuk varet nga unë”, deklaroi trajneri i “Topçinjve”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat