De Gea shtyn drejt transferimit te Real Madridi

Futboll

De Gea shtyn drejt transferimit te Real Madridi

Më: 23 prill 2018 Në ora: 20:42
De Gea është njëri nga portierët më të mirë në botë viteve të fundit (Getty Images)

David De Gea po shtyn drejt largimit nga Manchester Unitedi për tu transferuar në verë tek gjiganti spanjoll, Real Madridit.

Portieri spanjoll ka gëzuar një sezon fantastik me Unitedin, duke u zgjedhur edhe në formacionin më të mirë të vitit.

Ai është në garën për të fituar dorezën e artë dhe skuadra e tij do të luajë në finalen e Kupës FA në mes të majit.

Megjithatë, gazeta spanjolle Don Balon pretendon se De Gea dëshiron të shkojë në shtëpi, në Spanjë.

Një lëvizje në Real Madrid është alternativa më e mirë në dispozicion të tij.

Çështja e vetme për këtë transferime është tek kërkesat financiare të Unitedit.

Raporti i këtij mediumi thotë se presidenti i Realit, Florentino Perez, është i shqetësuar se United do të kërkojë një çmim që është përtej aftësive të Realit.

Ndryshe, De Gea ishte afër transferimit të Real Madridi në vitin 2015, por kjo lëvizje dështoi shkaku i një faksi të vonuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat