Shefi i Arsenalit e lë pa asistent Guardiolan, e merr si pasardhës të Wengerit?

Futboll

Shefi i Arsenalit e lë pa asistent Guardiolan, e merr si pasardhës të Wengerit?

Më: 23 prill 2018 Në ora: 21:06
Mikel Arteta dhe Arsene Wenger

Bosi i Arsenalit, Ivan Gazidis ka zbuluar disa emra dhe ka përmendur një të veçantë që mund ta zëvendësojnë Arsene Wengerin.

Trajneri francez do të largohet përfundimisht nga “Emirates” në fund të këtij sezoni.

Menjëherë kanë filluar spekulimet se kush do të jetë pasardhësi i Wengerit. Gazidis, shefi ekzekutiv i “Topçinjve” ka thënë se Mikel Arteta mund të jetë zëvendësuesi ideal i Wengerit.

36-vjeçari u pensionua nga futbolli sa ishte pjesë e Arsenalit në vitin 2016. Ai menjeherë mori ofertë nga trajneri Pep Guardiola, për të qenë asistent i tij te Manchester City.

Arteta tani ka një aventurë të mirë si asistent, pasi këtë vit fitoi Premierligën me Cityn.

Përveç Artetas, janë përmendur edhe dy emra tjerë që mund ta zëvendësojnë trajnerin francez, ai i Luis Enriques dhe Thomas Tuchelit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat