Torres i fokusuar për të fituar trofe me Atleticon

Futboll

Torres i fokusuar për të fituar trofe me Atleticon

Më: 23 prill 2018 Në ora: 23:15
Fernando Torres

Fernando Torres i ka vënë synimet e tij drejt fitimit të titullit për herë të parë në karrierë me Atleticon.

Sulmuesi 34 vjeçar nuk e ka fituar kurrë ndonjë garë me Atletico Madridin.

“Fokusi im i vetëm tani është që të fitoj titullin e parë me Atleticon”.

“Nuk më ndihmon mua ose ekipit të mendojmë për ndonjë gjë tjetër pos për tituj”.

“Karakteri i skuadrës është i fortë për momentin përkundër faktit se na mungojnë disa lojtarë”.

“Ne do të luftojmë për titullin e Europa League dhe e dimë se Arsenali përfaqëson sfidë të madhe”, potencoi Torres.

Atletico të enjtën takohet me Arsenalin në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Europa League.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat