Bayerni i vendosur të bllokojë transferimin e Lewandowskit te Reali

Futboll

Bayerni i vendosur të bllokojë transferimin e Lewandowskit te Reali

Më: 23 prill 2018 Në ora: 23:21
Robert Lewandowski (Getty Images)

Bayern Munich është i vendosur të bllokojë çdo lëvizje të Robert Lewandowskit te Real Madridi këtë verë pavarësisht dëshirës së sulmuesit për të lënë Allianz Arenan.

Bayern do të luaj ndaj ekipit të Zinedine Zidanes në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve të mërkurën mbrëma, me spekulime të shumta se Lewandowski mund të rreshtohet te Los Blancos në sezonin e ardhshëm.

Madridi është i vendosur për të forcuar vijën e sulmit në sezonin e ri me Karim Benzeman që po shënon pak gola dhe Gareth Bale i paaftë për të bërë ndonjë ndikim pas një varg lëndimesh.

Lewandowski shihet si shtojca ideale e sulmit, me 29-vjeçarin që ka shënuar 39 gola në 43 paraqitje në të gjitha garat për kampionët e Bundesligës.

Sulmuesi polak është e prirur për të bërë një lëvizje të madhe përpara se të hyjë në muzg të karrierës së tij dhe në fillim të këtij sezoni ndërroi agjentin i tij, Cezary Kucharski, me super-agjentin Pini Zahavi.

Marrëveshja e tij e tanishme në Bayern nuk mbaron deri në verën e vitit 2021, dhe kampionët e Bundesligës janë vendosur të mos lejojnë largimin e njërit nga yjet më të çmuara të skuadrës.

Duke pasur parasysh statusin e tyre si një nga klubet më të mëdha në futbollin evropian, Goal.com kupton se Bavarezët nuk mendojnë se mund të detyrohen të shesin ndonjë lojtar për të cilin ata duan të mbajnë, ndërsa duan gjithashtu t’i japin menaxherit të ardhshëm Niko Kovac mundësitë më të mira të mundshme për të pasur sukses.

Madrid kishte shpresuar se lehtësia në të cilën u arrit një marrëveshje për James Rodriguez për të shkuar në Gjermani do t’i ndihmonte ata në negociatat për polakun, por duket se ndjekja e tyre për ish-yllin e Borussia Dortmundit nuk do të jetë aq e drejtpërdrejtë.

Kjo nuk është hera e parë që të dy klubet e kanë gjetur veten në këtë situatë, pasi Bayern ka refuzuar më parë të shesë Franck Ribery në vitin 2009, pavarësisht se ka marrë Arjen Robben nga Santiago Bernabeu më parë atë vit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat