Hasi: Abazaj, një lojtar shumë i shpejtë

Futboll

Hasi: Abazaj, një lojtar shumë i shpejtë

Më: 25 prill 2018 Në ora: 10:35
Besnik Hasi

Besnik Hasi flet për herë të parë në mediat belge pas kalimit të Kristal Abazajt nga Luftëtari te Anderlehti. Ish-kapiteni i Kombëtares është një nga shqiptarët më të suksesshëm te klubi gjigant belg, pasi ka fituar disa tituj si lojtar dhe gjithashtu si trajner ka nxjerrë kampion Anderlehtin.

“Jam informuar për Abazajn nga miqtë e mi në Shqipëri. Ata kanë përshtypje pozitive rreth tij. Mendoj se është një transferim i menduar mirë dhe pa kosto. Bëhet fjalë për një lojtar shumë të shpejtë, por nuk mendoj se ai do të jetë një lokomotivë si Frank Asheampong (ka luajtur me Anderlehtin).

Abazaj është grumbulluar vetëm një herë në Kombëtare, por ai është ende i ri. Unë mendoj Devro (drejtori i Anderleht) ka bërë një lëvizje të studiuar. Di që klube të tjera ishin të interesuar shumë për lojtarin”, – ka thënë Besnik Hasi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat