Fadil Vokrri trason Serbinë. Ish futbollisti më i mirë i të gjitha kohërave në shqiptari, Vokrri, ka bërë një lëvizje të fuqishme, duke i bërë ftesë futbollistit të talentuar shqiptar, Arton Zekaj. Një ftesë interesante dhe që e trazon komplet Serbinë.
Zekaj është futbollist që është rritur në akademinë e Partizanit të Beogradit dhe ka qenë kapiten i të rinjve të Serbisë. 18-vjeçari sipas mediave serbe, lehtë mund ta vesh fanellën e kombëtares së Kosovës.
Kjo i çmendë serbët dhe ata raportojnë, se po shkon te një shtet që nuk ekziston. Vokrri e ka pranuar se i ka bërë ftesë, po ashtu edhe 18-vjeçari shqiptar, që paraqitet për Sopotin e Beogradit, klub që garon në Ligën e Tretë të Serbisë, Liga e Beogradit. Edhe vet futbollisti ka deklaruar se po e shikon me kujdes ftesën dhe ende nuk ka vendosur asgjë. Këtë se kanë pritur mirë serbët sidomos që mburren ata, se vjen prej shkollës së tyre.