Italia në javët në vazhdim do ta zyrtarizojë trajnerin e ri.
Carlo Ancelotti pritet të bëhet trajneri i radhës që do ta drejtojë kombëtaren e
Italisë.
Gazzetta Dello Sport, raporton disa detaje të bisedimeve, me Federatën Italiane të
Futbollit.
Trajneri 58-vjeçar është gati ta marrë këtë detyrë të rëndësishme në një moment të
vështirë, por kërkon bashkë me stafin e tij më shumë se 5 milionë euro në vit. Dhe
jo vetëm kaq, Ancelotti kërkon që pjesë e bashkëpunëtorëve të tij më të ngushtë të
jetë edhe i biri, Davide, dhe ish-futbollisti i tij te Milani, Andrea Pirlo
Mbetet të shihet nëse Federata Italiane do të pranojë kërkesat e Ancelotti dhe ky i
fundit të marrë drejtimin e “Azzurrëve”.