“Kurrë mos thuaj kurrë” – Bale s’e hedh poshtë mundësinë për t’iu bashkuar Bayernit

Futboll

“Kurrë mos thuaj kurrë” – Bale s’e hedh poshtë mundësinë për t’iu bashkuar Bayernit

Më: 25 prill 2018 Në ora: 14:07
Gareth Bale

Gareth Bale ka refuzuar ta hedhë poshtë mundësinë për t’iu bashkuar Bayern Munichut nga Real Madridi këtë verë.

Bale është lidhur me një kalim të gjiganti gjerman në të kaluaren, derisa karriera e tij në Spanjë vazhdon të pësojë rënie.

Përfaqësuesi uellsian - i cili për një kohë të shkurtër ishte lojtarë më i shtrenjtë në botë kur iu bashkua Madridit nga Tottenhami - i ka shënuar 14 gola në të gjitha garat këtë sezon, por e ka gjetur veten në qendër të kritikave të pandërprera.

“Kurrë mos thuaj kurrë në futboll”, ka thënë  Bale për SportBild, në një intervistë të aranzhuar për ta shënuar hapjen e një zyreje të Stellar, agjencisë e cila e përfaqëson atë, në Munich.

“Momentalisht luaj për Madridin dhe më pëlqen këtu. Bayerni është ekip fantastik dhe gjithmonë ka qenë ndër ekipet më të suksesshme evropiane”, shtoi Bale.

“Të lidhesh me një kalim te një klub si ky është nder për të gjithë. Por, tani, jam lojtar i Real Madridit”, theksoi ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat