FFK cakton datën për ndeshjet e barazhit dhe finalës së Kupës

Futboll

FFK cakton datën për ndeshjet e barazhit dhe finalës së Kupës

Më: 26 prill 2018 Në ora: 15:18
Ilustrim

Federata e Futbollit e Kosovës ka caktuar datat e finales së Kupës së Kosovës si dhe të ndeshjeve të barazhit për Vala Superligë dhe Ligën e Parë.

Kësisoj, finalja e Kupës së Kosovës ndërmjet Prishtinës dhe Vëllaznimit do të luhet më 27 maj, në stadiumin "Adem Jashari" në Mitrovicë, në orën 16:00.

Ndeshjet e barazhit për Vala Superligë do të luhen më 23 dhe 31 maj në stadiumin "Rexhep Rexhepi" në Drenas, në orën 16:00, derisa ndeshjet e barazhit për Ligën e Parë, më 28 e 29 maj, në Gjakovë, në orën 16:00.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat