Ora 18:00, për Napolin detyrim fitorja në “Artemio Franchi”

Futboll

Ora 18:00, për Napolin detyrim fitorja në “Artemio Franchi”

Më: 29 prill 2018 Në ora: 09:39
ilustrim

Në Serinë A, pas derbit të Italisë, vëmendja përqendrohet në ndeshjen e orës 18:00, Fiorentina – Napoli, ku “të kaltrit” do të bëjnë çmos për të dalë me tre pikët nga stadiumi “Artemio Franchi”. Skuadra e Sarrit do të japë maksimumin për të mos çuar dëm triumfin historik ndaj “bardhezinjve” brenda në Torino, për më tepër takimi luhet në Firenze, qytet ku Napoli ka fituar 5 dhe barazuar 4 herë në 9 vizitat e fundit. Për napolitanët do të ishte “vetëvrasje” në garën për titull, nëse nuk fiton në këtë transfertë, pas triumfit me përbysje të Juves me Interit në “San Siro”.

Me shumë interes pritet gjithashtu edhe dueli i orës 20:45 Torino – Lazio, pasi “bardhekaltërit” duan të mbrojnë me cdo kusht Zonën Champions, ndërsa më herët po për kampionatin italian në orën 15:00 në Dall’Ara do të zhvillohet ndeshja Bologna – Milan. Në Francë takimi i mbrëmjes mbahet në kryeqytet, ku do të luhet ndeshja Paris SG – Guingamp, ndërsa në Holandë kryendeshja e javës së parafundit luhet në orën 14:30 në Amsterdam, ku Ajaksi do të masë forcat me Alkmarin në një duel të drejtpërdrejtë për Zonën Champions.

Në fund por jo për nga rëndësia natyrisht nuk do të mungojnë si gjithmonë ndeshjet e Bundesligës. Fillimisht në orën 15:30 do të luhet takimi Mainz – Leipzig, një duel tepër i nxehtë për vetë objektivat e ndryshëm që kanë këto dy ekipe, ndërsa në orën 18:00, në “Ëeserstadion” Verderi do të përballet me Borusian e Dortmundit, dy ndeshje vërtet interesante të cilat gjithë të apasionuarit e kampionatit gjerman do të kenë mundësi për t’i ndjekur si zakonisht nëpërmjet Kanalit Eurosport 2.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat