Celtic feston titullin duke turpëruar rivalët historikë në derbin e “Old Firm”

Futboll

Celtic feston titullin duke turpëruar rivalët historikë në derbin e “Old Firm”

Më: 29 prill 2018 Në ora: 16:38
Foto nga ndeshja

Celtic ka shkatërruar rivalët historikë Glasgow Rangers me rezultatin e thellë 5-0 në derbin e “Old Firm” duke fituar titullin e shtatë radhazi në Premiership-in skocez.

Skuadra e Brendan Rodgers mposhti 4-0 Rangers në gjysmëfinalen e Kupës së Skocisë dy javë më parë por e ka eklipsuar me një fitore akoma më të thellë në Parkhead të dielën.

Celtic tani mund të kompletojë një tripletë vendase për të dytin vit radhazi nën drejtimin e Rodgers – aktualisht i përfolur si një objektiv i Arsenal – nëse mposht Motherwell muajin e kaluar në finalen e Kupës së Skocisë.

Atmosfera ishte e mrekullueshme dhe lojtarët e Celtic ia shpërblyen tifozëve me një fitore epike. Legjenda e Liverpool Steven Gerrard është përfolur t’u ulur në stolin e Glasgow Rangers dhe mund të ndeshet me ish-trajnerin e tij Rodgers sezonin e ardhshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat