Komisioni i Disi plinës duhet të kishte marrë dje një vendim lidhur me incidentet pas ndeshjes në Vlorë mes Flamurtarit dhe Vllaznisë, ku u sulmuan gjyqtarët nga Fieri, Emirion Sino dhe Ilir Tartari. Mirëpo, pas katër orësh mbledhje, gjithçka u zvarrit dhe u la që sot në mëngjes të rishikohen materialet dhe të vendoset përfundimisht.
“Panorama Sport” mëson se anëtarët e Disiplinës, pasi shqyrtuan raportet e zyrtarëve të ndeshjes, por edhe pretendimet e organizatorëve, në rastin konkret klubit Flamurtari, ishin gati të jepnin një vendim drastik. Besojeni ose jo, por burime të gazetës pranë FSHFsë, treguan dje se është kërkuar edhe përjashtimi i Flamurtarit nga Kategoria Superiore, duke e krahasuar rastin me dënimin që iu dha Bylisit në vitin 2014, teksa në Ballsh u godit ish-shefi i sektorit të garave, Besnik Çela.