Atletico kërkon talentin, Roma i thotë “jo”!

Futboll

Atletico kërkon talentin, Roma i thotë “jo”!

Më: 10 maj 2018 Në ora: 19:12
Roma

Atletico Madrid ka bërë një sondazh, ashtu si Monaco dhe Borussia Dortmund, por për Romën, Cengiz Ünder është i paprekshëm, edhe pse nuk ka ndërmend të nënshkruajë një kontratë të re, sepse ajo aktualja vlen edhe për pesë sezone dhe nuk ka asnjë klauzolë për prishjen e saj.

Monchi ka takuar menaxherin e futbollistit Fali Ramadani dhe i ka thënë se 21-vjeçari, i blerë për 15 milionë euro, nuk është në shitje.

I gjithë ambienti i Romës, përfshi edhe trajnerin Di Francesco, kanë nisur të adhurojnë turkun që ka shënuar 8 gola në këtë sezon, 7 në Serie A dhe 1 në Champions League.

Në këtë mënyrë, pasi i tha “jo” Monaco dhe Dortmund, drejtuesit e Romës i kanë dhënë të njëjtën përgjigje drejtuesve të Atletico, të cilëve një “mik i vjetër”, Arda Turan, i kishte këshilluar blerjen e Ünder.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat