Dështimi kinez te Milani

Futboll

Dështimi kinez te Milani

Më: 10 maj 2018 Në ora: 20:33
Milani

Pas shpartallimit në finalen e Kupës së Italisë, “Milani kinez” mund të quhet me plotë gojë një dështim.

Plot 240 milionë euro shpenzim për merkaton, por ecuria në këtë sezon lë për të dëshiruar.

Drejtuesit kuqezinj dhe tifozët prisnin më shumë nga skuadra e tyre, e cila 2 jave nga fundi i kampionatit e sheh veten në vendin e 6-të. Kur rrezikon edhe pjesëmarrjen në Ligën e Europës.

Dështimi pritet të ketë pasoja te “djajtë”. Donaruma, Bonuçi pritet të largohen për shkak të mungesës së pjesmarrjes në Ligën e Kampionëve, ndërsa është shumë e vështirë për të afruar lojtar cilësor në skuadër.

Trajnerit Gatuzo, i duhet t’ia fillojë edhe njëherë nga e para, për të ndërtuar një ekip dinjitoz, i cili mund të konkurojë denjësisht për një vend në Ligën e Kampionëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat