Skualifikim rekord për Arda Turan…

Futboll

Skualifikim rekord për Arda Turan…

Më: 11 maj 2018 Në ora: 09:17
Arda Turan

Mesfushori i Barcelonës, i huazuar te Basaksehir, Arda Turan, është skualifikuar për 16 ndeshje nga Fedetata Turke e Futbollist pasi ka shtyrë gjyqtarin anësor, gjatë ndeshjes së fundit të kampionatit turk.

Turan është skualifikuar për 10 javë si pasojë e sulmit ndaj anësorit, tre ndeshje të tjera sepse e ka sharë dhe tre ndeshje të tjera sepse e ka kërcënuar. Mesfushori është gjobitur me 10 mijë euro.

Basaksehir kryesonte 1-0 ndaj Sivaspor, por Robinho (ai që mendoni ju) barazoi në fund të ndeshjes, duke i dhënë një goditje të madhe shpresat të këtij ekipi për titullin kampion.

Ky incident ka ndodhur menjëherë pas probleme në ndeshjen e Kupës së Turqisë mes Fenerbahce dhe Besiktas, e cila u ndërpre për shkak të dhunës.

Kjo është arsyeja përse Federata Turke e Futbollit ka ndërhyrë me dorë të hekurt për Turan.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat