Atletico eliminon skuadrën e Messit!

Futboll

Atletico eliminon skuadrën e Messit!

Më: 11 maj 2018 Në ora: 11:42
Çamje nga ndeshja

Asnjë surprizë në 4 ndeshjet e fundit të ruandit të 1/32 të Copa Sudamericana. 4 fitore vendase por që 3 prej tyre nuk kishin asnjë lloj vlere sepse falë humbjeve më të thella që kishin pësuar në ndeshjet e para Newells Old Boys, Independiente Medellin dhe Nacional Potosi u eliminuan nga kompeticioni i dytë më i rëndësishëm në Amerikën e Jugut. E vetmja skuadër që avancoi më tej falë fitores në shtëpi ishte Boston River. Uruguianët mposhtën me 3-0 Jaguares de Cordoba duke bërë të pavlefshme fitoren 2-1 të ndeshjes së parë të kolumbianëve. Avancuan më tej edhe dy skuadra braziliane. Pavarsisht humbjeve respektivisht 2-1 ndaj Newells Old Boys skuadrës ku dëshiron të mbyllë karrierën ylli i futbollit Lionel Messi dhe 2-0 ndaj bolivianëve të Nacional Potosit, Atletico Paranaense dhe Fluminense prenë biletën e kualifikimit për në raundin tjetër pasi kishin fituar ndeshjet e para me shifrat 3-0. Nuk i mjaftoi suksesi 3-1 as skuadrës kolumbiane Independiente Medellin që u eliminua nga paraguaianët e Sol De America të cilët kishin fituar ndeshjen e parë me rezultatin 2-0.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat