Ylli i Napolit i gatshëm ta vazhdojë karrierën në Premier League

Futboll

Ylli i Napolit i gatshëm ta vazhdojë karrierën në Premier League

Më: 12 maj 2018 Në ora: 08:35
Jorginho

Mesfushori i Napolit, Jorginho do ta lërë Napolin për të vazhduar karrierën në Premier League. Napoli thuhet se është i gatshëm ta shes italo-brazilianin, por vetëm për çmimin që atyre iu konvenon.

Sipas mediumit britanik Daily Mail, Manchester Cityt i pëlqen mesfushori dhe tani janë kryesues të garës për të fituar shërbimet e tij. Skuadra nga Serie a është e gatshme të shesë italianin për 53 milionë funte apo 60 milionë euro dhe City, të cilët e kanë monitoruar mesfushorin gjatë gjithë sezonit, mendohet të jetë në krye të shërbimeve të tij.

Arsenali, Manchester Unitedi dhe Tottenhami janë gjithashtu në garë për të transferuar lojtari, ndërsa edhe Liverpooli thuhet se po monitoron situatën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat