I pari është Griezmann, “El Mundo Deportivo” zbulon merkaton e Barcelonës…

Futboll

I pari është Griezmann, “El Mundo Deportivo” zbulon merkaton e Barcelonës…

Më: 12 maj 2018 Në ora: 18:07
Antoine Griezmann

Barcelona ka nisur një plan të qartë për rinovimin e skuadrës me futbollistë të rinj në moshë dhe cilësorë dhe do të bëj katër blerje të mëdha duke nisur nga vera e këtij viti deri në verën e vitit 2019, ka zbuluar “El Mundo Deportivo”.

Pas largimit të Andres Iniesta dhe duke qenë se Lionel Messi, Gerard Pique dhe Luis Saurez janë 30 vjeç, katalanasit kanë nisur planin për rinimin e ekipit. Emri i parë që do të marrin është ai i Antoine Griezmann nga Atletico Madrid. Marrëveshja është arrirë.

Pas blerjeve të Dembele dhe Coutinho, Griezmann do të jetë blera e radhës 100 milionëshe për Barcelonën, teksa do të afrohet nga akademia edhe mesfushori Carles Alena, që ka shkëlqyer sivjet me ekipin “B”.

Në janar 2019, Barcelona do të marrë brazililianin Arthur për 30 milionë euro nga Gremio, ndërsa në verën e vitit të ardhshëm priten edhe dy blerjet e tjera të shtrenjta që do të kompletojnë planin “blaugrana”, sipas “El Mundo Deportivo”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat