Zyrtare: Stoger largohet nga Dortmundi

Futboll

Zyrtare: Stoger largohet nga Dortmundi

Më: 12 maj 2018 Në ora: 19:07
Peter Stoger

Peter Stoger do të largohet nga Borussia Dortmund.

52 vjeçari austriak, pas ndeshjes së fundit të Bundesligës ku Dortmund u mposht 3:1 në udhëtim te Hoffenheim, ka njoftuar se do të largohet nga ‘milionerët’.

Stoger mori drejtimin e Dortmundit në dhjetor të vitit të kaluar, pas shkarkimit të trajnerit Peter Bosz.

“Sot ishte ndeshja ime e fundit për Dortmundin. Këtë vendim e kemi marrë së bashku me klubin pak kohë më parë”, ka deklaruar Stoger.

Dortmund sezonin në Bundesligë e përfundon në vendin e katërt me 55 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat