Turneu i lagjeve mbahet në Prishtinë

Futboll

Turneu i lagjeve mbahet në Prishtinë

Më: 13 maj 2018 Në ora: 12:46
Ky turne është i pari i këti lloji që organizohet në kryeqytetin e Prishtinës

Prej datës 21 maj disa lagje të Prishtinës do të kenë vëmendjen e plotë te turneu në futboll i cili do të organizohet nga klubi i futsallit Prishtina.

Organizatori Fatos Dili i cili organizon për herë të parë kësi lloj turneu në Prishtinë, në një deklaratë shpalosi të gjitha detajet rreth mëti turneu.

Ndeshjet do të zhvillohen në gjashtë terrene të ndara me rajone ku lagjet janë më të përafërta. Turneu do të zgjat një javë duke i kushtuar secilës rajon nga një ditë për fazën e parë, kurse faza e dytë është ajo finale ku kampionët e lagjeve do të garojnë njëra me tjetrën se kush do të jetë kampion i kryeqytetit.

“Fillimisht me klubin e futsallit Prishtina kemi dashur që të bëjmë një shëtitje nëpër këto lagjet e qytet, ti zbavitim fëmijët me lojtarët që kem dhe pastaj kjo ide është rritur në kohë e sipër dhe kemi menduar se është më e rrugës dhe më e mirë që të organizojmë një turne në të gjitha lagjet e kryeqyteti”

 Të drejtë pjesëmarrje kanë të gjithë banorët e Komuna e Prishtinës, duke krijuar një ekip me 5 lojtar ndërsa paraqitja e ekipit është pa pagesë.

Rajonet apo lagjet në të cilat do të luhen ndeshjet janw këto: Dardania, Ulpiana, Bregu i Diellit, Muhaxherët, Kodra e Trimave, Pejtoni.

“Ne kemi bërë të mundur që të zhvillohet në 6 terrene pasi që i plotësojnë kushtet më shumë për shkakun e ndriçimit, mirë po në këto gjashtë teren nuk do të thotë që do të zhvillojnë ndeshje vetëm ato gjashtë lagjet të cilat i kane terrene, mirëpo lagjet të cilat janë në rrethinë ne i kemi ndarë në 6 njësi, do të kenë mundësi të zhvillojnë ndeshje në atë lagje, kurse pasi të zhvillojnë ndeshjet në lagjet e tyre finalja do të zhvillohet në Ulpianë”, potencoi Fatos Dili.

Dili tregoi edhe rregullat e ketij turne të cilat do të jenë ashtu sikur kanë qenë në lojërat rrugore apo në lagje të cilat më parë i kemi luajtur pa ndonjë organizim të veçantë.

“Jemi munduar që ti bëjmë pak miks do të thotë në qofse njëra skuadër shënon tri herë domethënë tri me zero, domethënë automatikisht skuadra në anën e kundërt do të del jashtë, janë tri korne një penal siç kanë qenë më herët ato rregulla që i kanë bërë mbrenda për brenda mëhallës apo lagjes”, shtoi Dili.

E vecanta e këtij turneu është se disa prej ndeshjeve do të zhvillohen natën do të thotë me ndriçim pasi disa prej terenev në të cilat do të zhvillohen ndeshjet kanë këtë kriter e sidomos finalja e cila zhvillohet në Ulpianë dhe ku do të jetë një organizim i mrekullueshëm nga organizatorët.

Si çdo turne që organizohet edhe ky turne do të ketë shpërblime për finalistët e çdo finaleje në çdo lagje dhe sidomos në finalen e madhe ku do të ketë shpërblime si kupa dhe medalje por edhe mjete financiare për fituesin e këtij turneu.

“ Po në çdo lagje do të ketë kupa dhe medalje për finalistët dhe për kampionin, kurse për finalen e madhe që do të zhvillohet në ditën e 7-të përpos kupave dhe medaljeve dhe nga sponsorët që në i kemi ata do të shpërndajnë dhurata me produktet e tyre, do të ketë edhe mjete financiare për vendin e parë dhe të dytë.” përfundoi organizatori i këtij turneu. Ky turne është i pari i këti lloji që organizohet në kryeqytetin e Prishtinës dhe është një aktivitet mjaft i qëlluar nga organizatoret dhe pritet që të mirret si shembull nga qytet e tjera të Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat