Al Khelaifi: Neymar me 2000% qëndron te PSG-ja

Futboll

Al Khelaifi: Neymar me 2000% qëndron te PSG-ja

Më: 13 maj 2018 Në ora: 14:40
Al Khelaifi dhe Neymar

Kanë marrë fund thashethemet për largimin e Neymar nga PSG, pas deklaratës së presidentit të klubit.

Pas zërave se Manchester United dhe Real Madrid kërkojnë sulmuesin brazilian Neymar, të gatshme për të shpenzuar shifra marramendëse, ai që i ka vënë kapak çdo thashethemi është presidenti i skuadrës së PSG, Nasser Al Khelaifi. Në një intervistë për të përditshmen spanjolle “Marca”, ai ka konfirmuar se 26-vjeçari nuk do të largohet nga Parisi. “Neymar, me 2000% do të vazhdojë të luajë për skuadrën e PSG-së dhe nuk do të largohet”, tha Al Khelaifi.

“Mediat spanjolle kanë që nga tetori që flasin për këtë argument, duke e çuar Neymar te Reali, që shkruajnë se ai nuk është i lumtur. Por të gjitha këto janë të pavërteta, lajme të pabaza. Neymar ka një kontratë me ne dhe do të qëndrojë këtu. Unë nuk mund t’i përgjigjem gjithnjë këtyre thashethemeve, por jam i bindur se ai do të luajë me ne edhe vitin tjetër”, tha Al Khelaifi. Skuadra e PSG-së u mund dje 0-2 në fushën e saj nga Rennes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat