Shaqiri humbi penalltinë! Ai me Stoken, lamtumirë Premier League!

Futboll

Shaqiri humbi penalltinë! Ai me Stoken, lamtumirë Premier League!

Nga: Kemajl Goca Më: 13 maj 2018 Në ora: 17:54
Xherdan Shaqiri

Futbollisti nga Kosova, Xherdan Shaqiri, asistoi për Stoke Cityn e cila në udhëtim shënoi fitore me rezultat 2:1 kundër Swansea-s, por ishin tri pikë pa kurrfarë vlerë. Swansea, së bashku me West Bromwich-in dhe Stoken e Shaqirit largohen nga Premier League.  Në minutën e 14-të, King shënoi për Swansea-n, kurse Shaqiri asistoi në golin e barazimit kur realizoi Ndiaye në minutën e 31-të.  Në fund të pjesës së parë (41’) Crouch shënoi për fitoren 1:2 të Stokes. Shaqiri pati mundësi të thelloi fitoren, por gjuajtjen e tij nga penalltia e priti portieri Fabianski në minutën e 54-të. Stoke përfundon në vendin e parafundit (i 19-ti) me 33 pikë, sa ka edhe Swansea në pozitën e 18-të.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat