Liverpooli, Manchester Utd, Arsenali, Manchester City me fitore, Chelsea pësoi debakël

Futboll

Liverpooli, Manchester Utd, Arsenali, Manchester City me fitore, Chelsea pësoi debakël

Nga: Kemajl Goca Më: 13 maj 2018 Në ora: 18:03
Pamje nga ndeshja e Liverpoolit me Brighton

Skuadra e Liverpoolit shënoi fitore të thellë me rezultat 4:0 ndaj Brighton-it, në ndeshjen e javës së fundit në Premier League në futboll. Golat i shënuan: Salah (26'), Lovren (40'), Solanke (53') e Robertson (85'). Manchester Utd me rezultat minimal 1:0 e mposhti Watfordin. Autor i golit Rashford në minutën e 34-të. Newcastle shkatërroi Chelseat me rezultat 3:0. Gayle (23'), Perez (59' e 64') shënuan për Newcastlen.  Gabriel Jesus në minutën e 90+4, vulosi fitoren e Manchester Cityt në fushën e Southamptonit. Manchester City është kampion i ri me 100 pikë.  Shkodran Mustafi e Granit Xhaka me Arsenalin e përfunduan edicionin me fitore minimale 1:0 në fushë të Huddersfield-it. Mustafi e Xhaka për Arsenalin dhe Florent Hadërgjonaj për Huddersfield-in, luajtën standardë. Aubameyang shënoi në minutën e 38-të për triumfin e Arsenalit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat