Besa shënoi fitore prestigji

Futboll

Besa shënoi fitore prestigji

Më: 13 maj 2018 Në ora: 19:02
Pamej nga një ndeshje

 Sot është zhvilluar një ndeshje në kuadër të javës së 32-të në Vala Superligë, ku janë përballur dy skuadrat që edicionin e ardhshëm do të garojnë në një kategori më të ulët të garave. Besa shënoi fitore si mysafire kundër Vllaznisë, me rezultat 4:1. Adis Salihu shënoi dy gola, derisa Fetim Kasapi dhe Fatlum Gashi kontribuuan me nga një gol tjetër. Ndërkaq, golin e nderit për vendasit e shënoi Valentin Pirani.

Ndërkohë, në Ligën e Parë janë zhvilluar ndeshjet e javës së 29-të dhe tashmë dihen skuadrat që e kanë siguruar inkuadrimin në Vala Superligë, janë këto KEK-u dhe Ballkani, derisa në ndeshjet e barazhit do të luajnë Vushtrria dhe Ferizaj. Po ashtu pas rezultateve të sotme është mësuar edhe skuadra e dytë që do të bie në Ligën e Dytë. Kosovës së Prishtinës në një rang më të ulët të garave do t’i bashkohet edhe Hajvalia.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat