Argjentina zgjedh listën paraprake, janë edhe Icardi e Dybala

Futboll

Argjentina zgjedh listën paraprake, janë edhe Icardi e Dybala

Më: 14 maj 2018 Në ora: 19:09
Messi dhe Icardi

Botërori i futbollit po afron dhe për një pjesë e trajnerëve kanë filluar dhimbjet e kokës, për futbollistët që duhet të përzgjedhin. Në fakt janë vetëm 23 emra dhe shumë prej futbollistëve mund të mbeten në shtëpi.

Më i dukshëm ky problem duket te Argjentina, ku trajneri Sampaoli ka patur vështirësi në përzgjedhje, shpesh i ndikuar edhe nga opinionet. Gjithësesi trajneri i Argjentinës ka hartuar listën paraprake me 35 futbollistë, të cilën e ka bërë publike në faqen zyrtare në Twitter.

Përveç emrave të padiskutueshëm të Messi, Higuain, Aguero, Perotti dhe Lautaro Martinez janë përfshirë edhe dy më të diskutuarit, Dybala dhe Icardi, me këtë fundit që është më shumë në dyshim.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat