Edhe Nagelsmann në radarin e Arsenalit për trajner

Futboll

Edhe Nagelsmann në radarin e Arsenalit për trajner

Më: 14 maj 2018 Në ora: 19:26
Julian Nagelsmann

Menaxheri i Hoffenheim, Julian Nagelsmann tani parashikohet si kryesuesi i listës për ta marrë në udhëheqje Arsenalin

Sipas Sky Sports, topxhinjtë e kanë kthyer kokën nga ai, edhe pse më parë u tha që ish trajnerin francez mund ta zëvendësonte trajneri i parë i Manchester City, Mikel Arteta që është edhe ish lojtar i Arsenalit.

Në radarin e Arsenalit ishte edhe trajneri Massimiliano Allegri por ai sot ka thënë se nuk dëshiron të largohet nga Juventus.

Në garë për stolin e skuadrës londineze është edhe ish trajneri i Barcelonës, Luis Enrique.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat