Ndeshja mes Prishtinës dhe Dritës nga Gjilani, është përcaktuese secila do të stoliset me titullin e kampionit.
Ende nuk dihet se ku do të luhet supersfida që vendos titullin e kampionit, por gjithçka do të vendoset brenda orëve apo në ditët vijuese. Tifozët ‘Plisat’, kërcënojnë rëndë presidentin e FFK-së, Fadil Vokrri.
Postimi i Plisave
“Fadil Vokrri, ty që ai Flamur Bunjaku nënkryetari i Dritës të shëtiti nëpër Meksika, e ti Arianit Ahmeti që Astrit Haraqia ta ka shpik atë post, dijeni që: ose kena me luajt në stadium tonë ose ju keni mu shpërngul prej Prishtinës, nuk kanë me ju ekzistuar ma as zyrët!”, thuhet në një postim në faqen e rrjetit social të facebookut, ‘Plisat'.