KF Prishtina akuzon keq Vokrrin, ia përmend Graçanicën dhe rrogën sa kishte në Prishtinë!

Futboll

KF Prishtina akuzon keq Vokrrin, ia përmend Graçanicën dhe rrogën sa kishte në Prishtinë!

Nga: K.Goca Më: 15 maj 2018 Në ora: 16:18
Stadiumi i Prishtinës

Gjithnjë e më shumë thellohet përçarjet mes klubit më të madh në vend, Prishtinës dhe Federatës së Futbollit të Kosovës, pra me presidentin e saj Fadil Vokrri. “Edhe një fitore e Fadil Vokrrit kundër Prishtinës. Nuk mbizotëroi arsyeja edhe pse të gjithë përgjegjësit ishin për t’u zhvilluar ndeshja në stadiumin e qytetit - ishte Vokrri që me presion të paparë e të padëgjuar duke mos fjetur tërë natën e mbase duke qëndruar te “Bata” në Graçanicë, nuk la birë pa thirr e duke arritur qëllimin duke e penguar të zhvillohet ndeshja në stadiumin tonë.

Image

Dikur jetonte me ndihma në Francë e pastaj drejtori i klubit me 3.000 euro rrogë, sot fuqishëm e paturpësisht e luftoi klubin që e kaliti, klubin që e ktheu në vendlindje duke e amnistuar nga ngjarjet që opinioni kurrë nuk do t’ia harrojë gjatë viteve 90-ta. Ai sot manipuloi me tërë institucionet, por jo edhe me opinionin publik, jo me adhuruesit tanë e jo me banorët e qytetit. Prishtina është më e madhe se çdo individ”, thuhet në faqen e klubit më të trofeshëm te KF Prishtina.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat