Marseille-Atletico, finalja e Europa League

Futboll

Marseille-Atletico, finalja e Europa League

Më: 15 maj 2018 Në ora: 18:12
Griezmann

Në Lyon të Francës (nesër, 20.45) do të zhvillohet finalja e Europa League, ku ndeshen Marseille nga Franca dhe Atletico Madridi nga Spanja. Sulmuesi i Atleticos, Antoine Griezmann, mezi pret të luajë sfidën finale.

“Ky mund të jetë titulli më i rëndësishëm për mua, pasi kam fituar vetëm Superkupën e Spanjës. Kam mundësinë të fitojë një trofe prestigjioz në Europë dhe do të jap të pamundurën për të ndihmuar ekipin tim.

Po pres me padurim të luajë në këtë ndeshje dhe fati do të ajo zhvillohet në Lyon, që është vetëm 45 minuta larg Macon, fshatit ku unë kam lindur. Shumë familjarë dhe kushërinj të mirë do të jenë në këtë ndeshje”, tha Griezmann.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat